Anëtari serb i Presidencës 3-anëtarëshe të Bosnjës-Hercegovinës, Milorad Dodik, pak pasi ndaj tij u vunë sanksione nga SHBA-ja për rolin destruktiv në vendin e tij, fyeu Amerikën dhe presidentin e saj, Joe Biden.
Tha se nuk i bëhet dert për sanksionet e SHBA-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE për “të vërtetuar” këtë, ai në mbrëmje organizoi një festë me bashkëpunëtorë, përcjell portali “Klix.ba”.
Në videot e postuara nga partia që udhëheq ai, SNDS, shihet se në festë kishte meze me bollëk, pije të ndryshme dhe muzikë “live”.
?? Али метар НАШЕГ села, Америка цела❗@KovacevicRaso @BursacNovakovic @DenisSulic pic.twitter.com/TjJnH0bwJz
— СНСД (@SNSDDodik) January 5, 2022
Po ashtu, duke dashur të ironizojë me SHBA-në, partia e Dodikut ka vënë videon ku dëgjohet kënga e një këngëtari të njohur serb, “Një metër e fshatit tim sa e gjithë Amerika”. Këtë e ka vënë edhe si përshkrim mbi videon e postuar në twitter.
SHBA-ja vuri sanksione ndaj Dodikut të mërkurën për shkak të rolit të tij destruktiv dhe për shkak të tentimit të tij për të shkatërruar Bosnjë-Hercegovinën si shtet multi-etnik.