Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dobitë e papritura të “Bollywoodit”

Yashoda Lakshman Keni, një banore e viseve rurale të Indisë, hip në një autobus, në fshatin më të afërt, dhe e nis udhëtimin e largët për t’i vizituar të afërmit e saj.

Tre vjet më parë, ajo mund të mos ketë qenë në gjendje që ta realizonte këtë udhëtim për t’i vizituar familjarët. Kjo ngase nuk do të ishte në gjendje t’i lexonte shenjat, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sikurse shumë gra në fshatin e saj, Keni kurrë nuk i ka vijuar mësimet në shkollë. Mirëpo disa vjet më parë, 42-vjeçarja i vijoi mësimet e shkrim-leximit në Kalambusre, fshatin e saj në shtetin perëndimor indian Maharashtra, dhe nisi të përfitojë njohuritë bazike për alfabetin dhe numrat në gjuhën e saj amtare, Marathi.

Përtej kësaj, ajo nuk mund të bënte shumë më tepër sesa të përpiqet t’i lexojë fjalët e thjeshta në një gazetë. Ama tani mund t’i lexojë fare lehtë udhëzimet në vendndalimet e autobusit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.