Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Do të vriten të gjithë”, luftëtarë sirianë dhe libianë shihen në luftën në Ukrainë

Një politikan i lartë ukrainas ka thënë se luftëtarë të huaj po luftojnë kundër Ukrainës, teksa ka treguar disa fotografi të tre luftëtarëve të vdekur, raportoi SkyNews.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka thënë se të tre ata kanë qenë luftëtarë të huaj të vrarë në rajonin e Luhanskut.

Një këshilltar i Danilovit ka thënë se luftëtarët ishin nga Siria dhe Libia.

“Ka shumë nga ata atje dhe ata vazhdojnë të mblidhen nga e gjithë bota”, ka thënë Danilov.

Kremlini pati deklaruar për planet për të rekrutuar deri në 16 mijë “vullnetarë” nga Lindja e Mesme për t’iu bashkuar luftës.

Danilov tha se nuk e di se sa sirianë mund të jenë vrarë deri tash.

“Është e vështirë të thuhet. Nuk i numërojmë. Nuk kemi shumë kohë që t’i numërojmë. Sado që të dërgojnë, ata do të vriten të gjithë”.

Artikuj të ngjashëm