Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Djali i zëdhënësit të Putinit thotë se shërbeu me grupin “Wagner” në Ukrainë

Djali 33-vjeçar i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, Nikolai, ka thënë se gati për gjashtë muaj, ka shërbyer me grupin mercenar “Wagner” në Ukrainë.

Nikolai Peskov ka thënë se kjo ka qenë detyra e tij dhe se ai nuk mund të rrinte anash, duke parë se si miq dhe të tjerë po shkonin atje.

BBC-ja nuk ka arritur që të verifikojë pretendimin e tij rreth shërbimit në “Wagner”, trupat e të cilit kanë qenë të angazhuar në luftime intensive për muaj në Bakhmut në Ukrainë.

Ky është një nga rastet e rralla kur një anëtar i elitës ruse zgjedhë t’i bashkohet grupit. Gjithashtu shumë persona kanë ikur jashtë shtetit për të shmangur rekrutimin në ushtrinë e rregullt.

Nikolai Peskov është i njohur edhe si Nikolai Choles dhe flet rrjedhshëm anglisht. Ai ka kaluar disa vite në Londër dhe ka punuar si korrespondent për transmetuesin shtetëror rus RT.

Sikurse babai i tij, ashtu edhe ai, janë të sanksionuar nga SHBA-ja.

Në një intervistë për të përditshmen pro Kremlinit “Komsomolskaya Pravda”, ai ka thënë se ishte vendimi i tij për t'u bashkuar me “Wagner”, por ai nuk dinte se si ta bënte atë.

Edhe Putini gjen lider të ri të “Wagnerit” për luftën në Ukrainë Botë Putini gjen lider të ri të “Wagnerit” për luftën në Ukrainë

Ka thënë se për këtë i ka ndihmuar babai i tij.

Ai ka deklaruar se ka përdoru një dokument të identifikimit fals në mënyrë që shokët ë tij në grup të mos e identifikonin.

Në këtë intervistë ai nuk e ka zbuluar emrin që e ka përdorur, duke thënë se mund t’i duhet ta përdorë prapë. / BBC