Kremlini ka mohuar zërat për një konflikt midis grupit mercenar Wagner që lufton në Ukrainë dhe Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
“Ky konflikt kryesisht ekziston në hapësirën e informacionit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë të rregullt për shtyp të hënën, duke shtuar se ai është “kryesisht produkt i manipulimeve të informacionit”.
“Ai (vendi) njeh edhe heronjtë që shërbejnë në Forcat e Armatosura dhe tregojnë mrekulli heroizmi, edhe heronjtë me PMC Wagner,” tha Peskov.
“Të gjithë po punojnë për kauzën kryesore. Të gjithë po luftojnë për atdheun e tyre”, shtoi ai.
Derisa Kivei argumenton se lufta për qytetin lindor të sulmuar Soledar po vazhdon, kreu i grupit ushtarak privat Wagner, Yevgeny Prigozhin, pretendoi rolin e tij ekskluziv në pushtimin e qytetit. Ministria ruse e Mbrojtjes e pranoi rolin e saj në një deklaratë publike të shtunën.
“Për sa i përket sulmit të drejtpërdrejtë në blloqet e qytetit të Soledarit të pushtuara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, ky mision luftarak u zgjidh me sukses nga veprimet e guximshme dhe vetëmohuese të vullnetarëve të skuadrave sulmuese të Wagner PMC”, thuhet në deklaratë.