Prijësi i mercenarëve Prigozhin, sipas BBC-së, do të përdorë çfarëdo fitore për të rritur reputacionin e grupit “Wagner” si forcë efektive në sytë e presidentit rus Vladimir Putin. Mirëpo Ministria ruse e Mbrojtjes ka qenë në kontradiktë me deklaratat e oligarkut drejtues të “Wagnerit”.
(BBC) - Ministria ruse e Mbrojtjes të mërkurën ka deklaruar se forcat e saja kanë marrë pjesë në betejën për Soledarin, qytet në veri të Bakhmutit të Ukrainës, i cili ka qenë epiqendër e luftimeve të fundit mes forcave ruse dhe ukrainase.
Kjo deklaratë e ministrisë ruse është publikuar vetëm pak orë pasi grupi famëkeq i mercenarëve të Rusisë “Wagner” kanë njoftuar se janë në kontroll të plotë të qytetit. Shefi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin ka thënë se vetëm ushtarët e tij kanë marrë pjesë në luftime.
Prigozhin, sipas BBC-së, do të përdorë çfarëdo fitore për të rritur reputacionin e grupit “Wagner” si forcë efektive në sytë e presidentit rus, Vladimir Putin.
Mirëpo Ministria ruse e Mbrojtjes ka qenë në kontradiktë me deklaratat e oligarkut drejtues të “Wagnerit”.
Zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashkov ka thënë se qyteti Soledar është bllokuar nga njësitë e këmbësorisë ruse.
Edhe
Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë
“Forcat ajrore të Rusisë kanë kryer sulme ndaj bazave të armikut. Sulmet e këmbësorisë janë realizuar brenda qytetit”, ka thënë zëdhënësi i cili nuk ka përmendur forcat “Wagner”.
Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka njoftuar të mërkurën për luftimet e ashpra dhe se forcat “Wagner” nuk kanë pasur sukses në thyerjen e mbrojtjes ukrainase.
Nëse bie qyteti i Soledarit do të jetë fitore e madhe për Prigozhinin. Në një deklaratë të martën, ai ka thënë se asnjë njësi tjetër nuk do të marrë pjesë në betejën për Soledarin përveç “Wagnerit”. Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kanë thënë se njësitë e “Wagnerit” janë më të mëdhatë e forcave luftuese në atë zonë.
Analistët kanë folur prej kohësh për tensione mes ushtrisë ruse dhe “Wagnerit”, dhe Prigozhin ka kritikuar publikisht gjeneralët për gjoja se nuk kanë lidhje me realitetet e luftës në Ukrainë.
Teksa është e vështirë të dihet me siguri nëse luftimet e brendshme po zhvillohen në korridoret e pushtetit, ka disa të dhëna. Të martën, Agjencia e lajmeve, Tass, ka raportuar se gjeneral-koloneli Alexander Lapin u emërua shef i Shtabit të Forcave Tokësore. Mediat ruse cituan burime që pretenduan se njoftimi i pozicionit të gjeneral Lapin - ai ishte një nga ata që u kritikua nga Prigozhin vitin e kaluar - ishte bërë si paralajmërim për oligarkun: mos u ngatërroni me ushtrinë.
Por shumë zyrtarë të lartë rusë kanë qenë të shpejtë për të lavdëruar Prigozhin dhe Wagner për përparimin e tyre të dukshëm në Soledar. Shefja e medias me ndikim Margarita Simonyan tregoi se sa “i sjellshëm” është ai, duke nënshkruar një falënderim për luftëtarët e Wagner, të cilët ajo i quajti “të dashurit e mi të vegjël!”
Po kështu, blogerët ushtarakë pro-Kremlinit në Telegram lavdëruan grupin mercenar. Një blogere i falënderoi ata për “emocionet që na keni dhënë sonte”.
Edhe
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë
Një tjetër ka thënë se “kur Soledar dhe [Bakhmut] të çlirohen, do të jetë kapitull i ri në historinë ushtarake ruse. Hera e parë që një kompani ushtarake private ka treguar rezultate të tilla në një konflikt ushtarak shumë intensiv".
Rëndësia strategjike e Soledar kundërshtohet nga analistët ushtarakë. Por nëse forcat ruse arrijnë të vendosin kontrollin e plotë mbi qytetin, sigurisht që do të jetë fitore simbolike për Kremlinin. Kjo, për shkak se trupat e Moskës nuk kanë arritur të marrin një qytet të vetëm të rëndësishëm nga forcat ukrainase që nga vera e vitit 2022.