Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dita e 42-të e pushtimit rus të Ukrainës

Të mërkurën është shënuar dita e 42-të e pushtimit rus në Ukrainë. Nga sulmet ruse, qindra ukrainas dyshohet se kanë mbetur të varrosur nën ndërtesat e bombarduara në qytetin Borodyanka, derisa në Chernihiv, forcat vendase e kanë rimarrë kontrollin e kufijve shtetëror.

Mediat ndërkombëtare raportuan se pas tërheqjes ruse, ukrainasit po merren me pastrimin e qarkut Romny, derisa pas tërheqjes nga Kievi e Chernihivi, forcat ruse e kanë përzgjedhur Belgorodin si zonë e koncentrimit.

E në Kharkiv, në ditën e 42-të, rusët po e vazhdojnë avancimin në drejtim të juglindjes nga Izyumi në drejtim të Slovyanskut.

Furcat ruse e kanë shkatërruar një tankier me acid nitrik në Rubizhne, zonë në Donbas, ndërsa u raportua se kanë lëshuar edhe mina të ndaluara ndërkombëtarisht në Popasna.

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, pretendon për planet e Moskës që të dërgojë në lindje të Ukrainës njësite ushtarake të përfshira në krime të luftës në Bucha.

Në Mariupol bëhet e ditur se ukrainasit ende po rezistojnë në pjesë të qytetit, ndërsa një depo e naftës në Dnipro është shkatërruar nga sulmet ajrore ruse.