Forcat ruse kanë vazhduar ofensivën në pjesën lindore të Ukrainës.
Në Donbas gjatë të hënës janë zhvilluar luftime të ashpra, ndërsa po ashtu luftimet po vazhdojnë edhe në Mariupol. Luftimet në Mariupol po vazhdojnë përkundër përpjekjeve për e evakuuar civilët në këtë qytet.
Në Kherson forcat ruse po vazhdojnë të luftojnë për të rikthyer kontrollin e Oleksandrivkas, ndërsa në qytetet bregdetare si Odesa e Mykolaiv të dielën e të hënën ka pasur sulme me raketa.
Ndërkohë nga Kievi e Chernihivi po vazhdon tërheqje e forcave ruse, por me largimin e tyre po zbulohen masakrat e shkaktuara nga to. Pamjet në Bucha kanë qenë të tmerrshme, ku janë parë trupat e pajetë nëpër rrugët e qytetit.
Viktimave u janë lidhur duart prapa shpinës dhe janë qëlluar me një plumb në kokë.
Edhe
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev
Rreth 300 civilë janë gjetur në një varrezë masive. Masakra në Bucha është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se trupat ruse i kanë trajtuar qytetarët në Bucha më keq se kafshët.
Ndërkohë autoritetet lokale të Chernihivit kanë thënë se 70 për qind e qytetit është shkatërruar nga sulmet ruse.