Dita Botërore e Refugjatëve synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën.
Në ditën botërore të refugjatëve shumë prej tyre nuk kanë shpresa për kthimin e në atdheun e tyre të mëparshëm. Miliona familje kanë humbur shtëpitë e tyre gjatë konflikteve të dhunës dhe luftës.
Prandaj Asambleja e Përgjithshme vendosi që 20 qershori të shënohet si Dita Botërore e Refugjatëve. Çdo vit më 20 qershor, grupe qytetare të panumërta nëpër botë shënojnë Ditën Botërore të Refugjatëve, shkruan KsP.
Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.
Evropa aktualisht është duke kaluar në një krizë të refugjatëve e cila ka nisur kur fluksi i madh i njerëzve filluan të ikin nga konflikti në Lindje të Mesme, sidomos ai në Siri.
Të dhënat e fundit e Organizatës së Kombeve të bashkuara tregojnë se afro 65 milionë njerëz kanë ikur nga vendet e tyre për shkak të luftërave në mbarë botën.
-
Papa Leoni i bën thirrje SHBA-së të mirëpresë migrantët
-
Yjet refugjatë të Kupës së Botës
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025
-
Pretendime të rreme për dhunë në familje nga emigrantët për të qëndruar në Britani
-
Qindra emigrantë po zhduken në Mesdhe, autoritetet po i fshehin të dhënat