Organizata të ndryshme që për qëllim kanë mbrojtjen e qenve çdo vit organizojnë aktivitete dhe aksione për të ushqyer qentë endacakë, por ndryshe paraqitet situata këtë vit në të gjithë botën për shkak të situatës me COVID-19.
Organizatat ankohen se institucionet nuk po përkujdesen për kafshët, përkundrazi ata deklarojnë se institucionet po i vrasin ato.
Në Kosovë janë shumë pak organizata të cilat merren me kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve. Krejt kjo si pasojë e buxhetit të vogël që kanë organizatat, transmeton kp.
Çdo vit organizatat kërkojnë që qentë endacakë të mbrohen përmes sterilizimit dhe strehimorëve.
4 prilli si Ditë Ndërkombëtare e qenve endacakë, ka filluar prej vitit 2010 me iniciativën e disa organizatave holandeze, mirëpo pastaj kjo ditë manifestohet në 15 apo 20 shtete kryesore të Evropës.
Këtë vit, për shkak të pandemisë së COVID-19, organizatat i luten të gjithë njerëzve që të lejnë ushqime për qentë endacakë pasi në këtë kohë e kanë shumë të vështirë sigurimin e ushqimit.
-
Protestohet kundër qasjes së Komunës së Prishtinës për trajtimin e qenve endacakë
-
Protestë kundër qasjes së Komunës së Prishtinës në trajtimin e qenve endacakë
-
130 kafshime nga qentë endacakë për 10 muaj, zgjidhja s’duket afër
-
Procesi i regjistrimit të qenve shtëpiakë, lajmërohen 3 mijë pronarë
-
Veterineri i njohur amerikan: Numri i qenve të rrugës në Kosovë është me të vërtetë minimal