Disa ushtarë amerikanë u plagosën gjatë sulmit raketor të javës së kaluar mbi bazën ajrore Al-Asad në Irak, pavarësisht se Pentagoni fillimisht njoftoi se nuk pati viktima.
"Ndërsa, asnjë anëtar i shërbimit amerikan nuk u vra në sulmin iranian të 8 janarit në bazën Al Asad, disa ushtarë u trajtuan për simptoma të tronditjes nga shpërthimi dhe ende po mjekohen", ka njoftuar koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja, që lufton ISIS-in në Irak dhe Siri, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJavën e kaluar, sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se vlerësimi fillestar gjeti vetëm dëme materiale në bazën ushtarake.