Anëtarë të Partisë Republikane do të votojnë për procesin e shkarkimit të presidentit Donald Trump për nxitje të kaosit në Washington më 6 janar.
Një prej republikaneve më të fuqishme në Dhomën e Përfaqësuesve, Liz Cheney, ka thënë se Trumpi i hodhi benzinës zjarr kur protestuesit ishin para Capitolit.
Në paraqitjen e parë publike që prej trazirave, presidenti nuk mori përgjegjësi për dhunën.
Demokratët e kanë akuzuar Trumpin për nxitje të përkrahësve që t’ia mësyjnë ndërtesës së Capitolit.
Artikuj të ngjashëm