Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Disa fshatarë në Guatemala sulmojnë ekipin e vaksinimit

Disa fshatarë në Guatemalas që janë kundër vaksinave anti-COVID, kanë sulmuar infermierët që po tentonin t’u administronin atyre vaksina, duke i mbajtur ata për shtatë orë, raporton BBC.

Rreth 500 persona bllokuan rrugën dhe demoluan veturat e skuadrës së vaksinimit në Maguila, në provincën veriore Alta Verapaz.

11 punonjësit janë liruar më vonë, pasi policia ka negociuar me fshatarët, që shkatërruan afro 50 doza të vaksinës.

Autoritetet thonë se infrormatat online po ndikojnë në rezistencën e qytetarëve për të marrë vaksinën.

Infermierët janë sulmuar “verbalisht dhe fizikisht” nga banorët, që shpërthyen gomat e veturave dhe i shkatërruan frigoriferët ku po mbaheshin dozat e vaksinës, thotë Ministria e Shëndetësisë së Guatemalas.

Mediumet lokale raportojnë se banorët refuzuan vaksinën pasi një fshatar që mori dozën pati efekte anësore, të cilat u interpretuan si probleme shëndetësore të lidhura me vaksinën.

Edhe Izraeli goditi një spital ku po vaksinoheshin fëmijët, thonë zyrtarët palestinezë Botë Izraeli goditi një spital ku po vaksinoheshin fëmijët, thonë zyrtarët palestinezë

Ekspertët thonë se efektet anësore më të zakonshme janë dhembja dhe mpirja në pjesën ku merret vaksina. Disa kanë edhe temperaturë, kokëdhembje, marramendje e lodhje.

Gabriel Sandoval, drejtor i departamentit shëndetësor të provincës Alta Varapaz, tha se zyrtarët më herët kanë hasur në refuzime të banorëve, por është hera e parë që ka ardhur te një përballje e tillë fizike.

“Kjo është pritur të ndodhte dikur. Shumë njerëz nuk besojnë në sëmundjen. Është përplasje kulturash”, ka thënë ai, duke cekur se informatat false për vaksinat të shpërndara nëpër rrjete sociale kanë ndikuar.