Një diplomat iranian, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e një komploti të dështuar për të sulmuar një tubim të opozitës iraniane, pranë Parisit, u ekstradua nga Gjermania në Belgjikë, thanë zyrtarët e sigurisë.
I identifikuar si Assadollah Assadi, diplomati i vendosur në Vjenë është arrestuar në rajonin gjerman të Bavarisë, më 1 korrik.
Assadi u ekstradua pasi Gjykata e Lartë Rajonale në qytetin Bamberg të Gjermanisë e miratoi këtë veprim javën e kaluar.
Ai dyshohet se ka kaluar një pajisje me 500 gramë eksplozivë te një çift që jeton në Belgjikë, i cili dyshohet se ka planifikuar ta përdorë atë për të kryer sulm terrorist.
Sulmi i planifikuar dyshohet se ka pasur në shënjestër një tubim të Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Iran, në një lagje të Parisit më 30 qershor, i cili është ndjekur nga rreth 25,000 iranianë që e kundërshtojnë Qeverinë në Teheran.
Tubimin e kanë ndjekur edhe figura amerikane, përfshirë Rudolph Giulianin, avokat personal i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
-
Belgjika nxjerr para drejtësisë zyrtarin iranian të akuzuar për terrorizëm
-
Një diplomat iranian i arrestuar nën dyshimin e komplotit për sulm në Francë
-
Belgjika shkëmben të burgosurit me Iranin, ia kthen diplomatin ekspert të bombave
-
Irani dënon një belg me 40 vjet burgim dhe 74 fshikullime
-
Gjermania arreston një iranian, dyshohet se po planifikonte sulm me kimikate