Steven Dick, zëvendësi i misionit në Ambasadën Britanike në Budapest ka vdekur pas infektimit me koronavirus, ka bërë të ditur të mërkuren Shërbimi i Jashtëm britanik.
Diplomati 37-vjeçar ka vdekur në Hungari të marten, është bërë e ditur përmes një deklarate. Ai ka shërbyer si zv.ambasador britanik në Hungari që nga dhjetori, sipas një biografie të publikuar në uebfaqen e qeverisë britanike, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Vdekja e tij e ka ngritur në dhjetë numrin e të vdekurve nga koronavirusi në Hungari, sipas një shifre zyrtare hungareze, të publikuar më herët gjatë ditës, në të cilën shkruante vetëm se një shtetas britanik ka vdekur si rezultat i virusit.
Artikuj të ngjashëm
-
88 të vdekur nga koronavirusi të dielën në Britaninë e Madhe
-
Viktor Orban fajëson variantin britanik të COVID-19 për rritjen e rasteve në Hungari
-
Vdes një person nga virusi britanik i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut
-
Konfirmohet varianti britanik i koronavirusit në Kosovë
-
Një kosovar nga Belgjika e dërgon variantin britanik të koronavirusit në Slloveni