Një kosovar në Slloveni është infektuar me variantin britanik të koronavirusit. Kryeministri slloven, Janez Jansha, ka bërë të ditur se shtetasi i Kosovës kishte shkuar nga Belgjika në Slloveni për qëndrim të përkohshëm, njofton agjencia sllovene STA.
Ky është rasti i parë i variantit britanik të COVID-19 i regjistruar në Slloveni. Ndërkohë, Britania e Madhe është duke u përballur me këtë variant tash e disa muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo