Rritja e rasteve me koronavirus në Hungari ka ardhur si pasojë e përhapjes së variantit britanik të virusit, ka thënë kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Orban ka thënë se pavarësisht kësaj, aktualisht nuk është e nevojshme një mbyllje tjetër për ta parandaluar shpërndarjen e virusit, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
“Nëse fillojmë vaksinimin me vaksinën kineze, do të arrijmë të vaksinojmë rreth 2 milionë qytetarë që janë regjistruar për ta marrë vaksinën”, ka thënë Orban.
Hungaria pret që javën e ardhshme të marrë 500 mijë doza të vaksinës kineze kundër koronavirusit duke u bërë kështu shteti i parë evropian që do ta përdor atë.
Artikuj të ngjashëm