Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Digjet “Putini” nga aktivistet ruse

Nëpërmjet një ceremonie fetare, disa aktiviste ruse të grupit “Pussy Riot”, e dogjën “fytyrën” e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Fytyrës së improvizuar të Putinit dhe trupit prej druri, iu vu flaka nga grupi, nën thirrjet për ndalje të luftimeve në Ukrainë, raportoi ‘Activatica’, organizatë civile në Rusi

“Jeta do ta pushtojë vdekjen dhe drita do ta pushtojë errësirën”, u tha nga aktivistet në kryeqytetin Tbilisi të Gjeorgjisë.

Performanca është pjesë e ritualit “Maslenitsa”, festë e vjetër fetare e sllavëve.