Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi ligjin për buxhetin, që do të financojë qeverinë deri në shtator.
Ligji për shpenzime prej 1.16 trilion dollarësh kaloi me 309 vota për dhe 118 kundër.
Ligji tani shkon në Senat, ku po ashtu pritet të miratohet, dhe më pastaj nënshkruhet nga presidenti Donald Trump.
Ligji i autorizon shpenzimet federale deri në fund të vitit fiskal, që është 30 shtatori.
Por, ai duhet të nënshkruhet nga presidenti të premten, për të shmangur mbylljen e qeverisë.
Edhe
Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e financimit për të rihapur qeverinë
Mbyllja e fundit ka ndodhur në vitin 2013 dhe ka zgjatur 17 ditë.
Buxheti i ri nuk përfshin fonde për murin e propozuar të presidentit Trump në kufi me Meksikën.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhoma e Përfaqësuesve voton sot marrëveshjen që çon në fundin e mbylljes së qeverisë
-
Senati amerikan miraton projektligjin që pritet t’i japë fund mbylljes historike të qeverisë
-
Senati miraton 70 miliardë dollarë shtesë për zbatimin e politikave të emigracionit të Trumpit
-
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutën për kufizimin e veprimeve ushtarake të Trumpit ndaj Iranit