Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetëra të arrestuar në Danimarkë, të dehur vozitën skuterë elektrikë

Policia daneze ka arrestuar 28 persona në Kopenhagë. Të arrestuarit, nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, kanë drejtuar skuterë elektrikë.

Gjatë fundjavës, 24 persona u ndaluan në gjendje të dehur, ndërsa katër ishin nën efektin e drogës, transmeton KTV. Autoritetet thanë se arrestimet u bënë për shkak të drejtimit të pasigurt të skuterëve në kryeqytetin danez.

Shoferët janë dënuar me rreth 300 euro. Skuterët elektrikë janë shumë të përdorshëm ë Kopenhagë. Por, për këtë transport ka komente të përziera, ku vendasit ankohen për rritjen e lëndimeve dhe shqetësimeve që supozohet se shkaktojnë.

Skuterët elektrikë gjithashtu gjejnë zbatim në disa qytete anembanë Evropës dhe SHBA-së.