Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se 10 marinarë konsiderohen të zhdukur, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur, pasi një luftanije është ndeshur sot me një anije-cisternë në pjesën lindore të Singaporit.
Marina tha se luftanija, USS John S. McCain, u përplas me anijen-cisternë të naftës, Alnic MC, në orët e para të mëngjesit.
“Raportet e para paralajmërojnë se anija, John S. McCain, ka pësuar dëme”, thuhet në kumtesën e Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe theksohet se “kërkimi dhe përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë në koordinim me autoritetet lokale”.
Ky është incidenti i dytë në të cilin përfshihet një luftanije amerikane gjatë dy muajve të fundit në Paqësor.
Më 17 qershor shtatë marinarë humbën jetën kur luftanija, USS Fitzerald, dhe një anije transportuese, u ndeshën në Detin e Japonisë.
-
Nëndetësja amerikane sulmon një anije iraniane afër Sri Lankës, rreth 140 të zhdukur
-
Sulmet e SHBA-së lënë tre indianë të vdekur në Gjirin e Omanit
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Përplasen dy avionë luftarakë amerikanë, shpëtojnë anëtarët e ekuipazhit
-
SHBA-ja sekuestron një anije iraniane me naftë