Teksa po mbahej Kongresi i 6-të i partisë së Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, e që po përfundonte me një fjalim të tij, një person nga publiku u nis menjëherë drejt tij.
Ky veprim i tij, shkaktoi panik tek Erdogani dhe gjithë sigurimi i tij e menjëherë reaguan për ta mbrojtur, shkruan CCN turk, transmeton Koha.net.
Por siç njoftojnë mediat turke, ai ishte Huseyin Demirçan i cili ia kishte mësyrë vetëm për ta përqafuar.
Megjithatë ai fillimisht u mor në paraburgim, por pas deklaratës shumë të sinqertë, ai u lirua.
“Doja vetëm ta përqafoja, unë e dua presidentin tonë”, ka deklaruar ai teksa u ka treguar policëve edhe historinë e tij dhe familjes së tij.
Artikuj të ngjashëm