Një referendum për të ndarë Venecian nga fqinjët e saj dështoi, sepse nuk pati numrin e duhur të votave, deklaruan autoritetet e qytetit.
Komuna e Venecias aktualisht përfshin edhe Mestren, në pjesën kontinentale, një qytet në rritje dhe qendrën e famshme të lagunës së Venecias.
”Të paktën 50% e votuesve duhej të paraqiteshin për të votuar për ndarjen e Venecias, por vetëm 21,7% prej tyre votuan”, tha komuna e Venecias.
Përkrahësit e ndarjes argumentuan se Venecia e vjetër dhe Mestre kishin probleme rrënjësisht të ndryshme dhe do të përfitonin nëse administratat do të ishin të ndara.
Pala tjetër përsëriti se një administratë më e gjerë mund të marrë një qasje më të gjerë për problemet e zonës së Venecias dhe copëzimi i saj do të rriste kostot burokratike.
Komuna e Venecias aktualisht ka rreth 260 000 banorë, por vetëm rreth 53 000 jetojnë në qendrën historike, ku jeta është më e shtrenjtë por tashmë edhe e vështirë si pasojë e përmbytjeve të shpeshta/DPA.
-
Votuesit islandezë refuzojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian
-
Zviceranët i thonë “jo” kufizimit të popullsisë, sipas rezultateve të para të votimit
-
Dështojnë referendumet e Italisë për shtetësinë dhe punën
-
Fluks i madh i turistëve, hyrja në Venecia do të bëhet me pagesë
-
Dy të vdekur nga përmbytjet, Venecia në alarm