Faiqotul Hikmah, 22 vjeç, ishte një aremania - emri i tifozëve të Aremas - i cili vdiq ndërsa ikte për në daljen 12 në stadiumin Kanjuruhan. Një duzinë miqsh udhëtuan për të parë ndeshjen, por Hikmah ishte një nga katër personat që hynë në stadium, sepse biletat ishin shitur, tha miku i saj Abdul Mukid. Më vonë ai bleu një biletë veçmas nga një ndërmjetës dhe më pas mësoi për kaosin që kishte shpërthyer brenda stadiumit. Mukid e gjeti trupin e Hikmahs të shtrirë në kompleksin e stadiumit
Familjet dhe miqtë e disa prej 125 personave që vdiqën në një përplasje vdekjeprurëse pas një ndeshjeje futbolli në Indonezi kujtuan me pikëllim ndërsa trupat e viktimave u kthyen në shtëpi të hënën.
Shtatëmbëdhjetë fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.
Anëtarët e shqetësuar të familjeve po përpiqeshin të kuptonin humbjen e papritur të njerëzve të dashur në një ndeshje futbolli në qytetin Malang të Javas lindore që u ndoq vetëm nga tifozët e qytetit vendës, Arema FC, sepse organizatori kishte ndaluar mbështetësit e Persebaya Surabayas për shkak të historisë së rivaliteteve të dhunshme të futbollit indonezian.
Ndër fatkeqësitë më të mëdha
Përplasja ishte ndër fatkeqësitë më vdekjeprurëse në botë në një ngjarje sportive. Presidenti Joko Widodo urdhëroi një hetim të procedurave të sigurisë dhe presidenti i FIFA-s i quajti vdekjet "një ditë të errët për të gjithë të përfshirët në futboll dhe një tragjedi përtej të të kuptuarit".
Edhe
Ndeshja e futbollit që u kthye në tragjedi
Faiqotul Hikmah, 22 vjeç, ishte një aremania - emri i tifozëve të Aremas - i cili vdiq ndërsa ikte për në daljen 12 në stadiumin Kanjuruhan.
Një duzinë miqsh udhëtuan për të parë ndeshjen, por Hikmah ishte një nga katër personat që hynë në stadium, sepse biletat ishin shitur, tha miku i saj, Abdul Mukid, të hënën, në një intervistë për Associated Press. Më vonë ai bleu një biletë veçmas nga një ndërmjetës dhe më pas mësoi për kaosin që kishte shpërthyer brenda stadiumit.
"Duhet ta gjej, ta shpëtoj... kjo më pengoi të mendoj diçka tjetër", kujtoi Mukid, "Situata është vërtet, vërtet e tmerrshme!"
Dy nga miqtë e tij vdiqën dhe dy u lënduan. Mukid gjeti trupin e Hikmahs të shtrirë në një ndërtesë në kompleksin e stadiumit, me fytyrën plot me mavijosje dhe brinjë të thyera.

Shtëpia në zi
Në shtëpinë e prindërve të Hikmahs në Jember, provincën Java lindore, të afërmit vajtuan kur mbërriti një ambulancë me trupin e saj të mbështjellë me leckë të bardhë dhe një batanije të zezë.
"Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa i madh është pikëllimi im për humbjen e motrës sime", tha Nur Laila, motra e madhe e Hikmahs. “Ajo ishte thjesht një tifoze e madhe e Aremës, e cila donte të shikonte skuadrën e saj të preferuar duke luajtur. Ajo nuk duhet të vdesë vetëm për këtë”, tha ajo duke fshirë lotët.
Mukid mësoi se një shok i dytë kishte vdekur nga miqtë që e telefonuan, ndërsa ai ishte në ambulancë duke transportuar trupin e Hikmahs në spital. Noval Putra Aulia, 19 vjeç, ishte një jetim për të cilin ishte kujdesur vëllai i tij qëkur prindërit e tyre vdiqën pesë vjet më parë, tha Mukid.
Edhe
Tragjedia e stadiumit shfaq historinë e trazuar të futbollit të Indonezisë
Të paktën 17 fëmijë ishin në mesin e të vdekurve dhe shtatë sosh u lënduan dhe u trajtuan në spitale, tha Ministria e Fuqizimit të Grave dhe Mbrojtjes së Fëmijëve. Policia thotë se në total 323 persona u lënduan nga përplasja, disa prej tyre ende në gjendje kritike.
Dëshmitarët thanë se tifozët vërshuan në fushë dhe kërkuan që drejtuesit e Aremas të shpjegonin pse pas 23 vjetësh me ndeshje të pamposhtura në shtëpi kundër Persebayas, mbrëma e së shtunës përfundoi me një humbje 3-2. Disa nga 42 mijë tifozët e Aremas hodhën shishe dhe objekte të tjera ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të futbollit. Të paktën pesë automjete policie u rrëzuan dhe u dogjën jashtë stadiumit.
Panik i madh
Policia e trazirave duke u përpjekur të ndalonte dhunën hodhi gaz lotsjellës, përfshirë edhe drejt tribunës së spektatorëve, dhe shkaktoi përplasjen katastrofike të tifozëve duke bërë një vrapim kaotik dhe panik drejt daljeve. Shumica e 125 njerëzve që vdiqën u shkelën ose u mbytën. Mes viktimave raportohet se ka fëmijë dhe dy të tjerë janë oficerë policie.
"Unë siguroj që hetimi për këtë rast do të kryhet tërësisht dhe seriozisht", tha shefi i Policisë Kombëtare, Listyo Sigit Prabowo, në një konferencë shtypi të dielën vonë.
Widodo urdhëroi pezullimin e ligës kryesore të futbollit derisa siguria të rivlerësohet dhe të forcohet. Shoqata e futbollit të Indonezisë ia ka ndaluar gjithashtu Aremas të organizojë ndeshje futbolli për pjesën tjetër të sezonit.
Grupi i të drejtave “Amnesty International” i kërkoi Indonezisë të hetojë përdorimin e gazit lotsjellës në stadium dhe të sigurojë që ata që kryen shkelje të gjykohen në gjykatë të hapur. Ndërsa FIFA nuk ka kontroll mbi lojërat vendëse, ka këshilluar kundër përdorimit të gazit lotsjellës në stadiumet e futbollit.
Pavarësisht mungesës së vlerësimeve ndërkombëtare të Indonezisë në këtë sport, huliganizmi është i përhapur në vendin e fiksuar pas futbollit, ku fanatizmi shpesh përfundon me dhunë. Të dhënat nga mbikëqyrësi i futbollit të Indonezisë, Save Our Soccer, treguan se 78 njerëz kanë vdekur në incidente të lidhura me lojërat gjatë 28 vjetëve të fundit.
Edhe
Policia në Indonezi shtyu duelin e përsëritur për shkak të tragjedisë
Ndeshja e së shtunës ishte ndër katastrofat më të rënda të turmës në botë në sport, duke përfshirë ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 1996 midis Guatemalës dhe Kosta Rikës në Guatemala City, ku mbi 80 vdiqën dhe mbi 100 të tjerë u lënduan. Në prill të vitit 2001, më shumë se 40 njerëz u shtypën për vdekje gjatë një ndeshjeje futbolli në Ellis Park, në Johanesburg, Afrika e Jugut.
Përktheu: Forca Jashari