Botë

Deri në ora 11 kanë votuar mbi 21 për qind të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare në Slloveni

Zgjedhjet në Slloveni

Në Slloveni të dielën po mbahen zgjedhjet parlamentare.

Deri në ora 11 kanë votuar 21.05 për qind e votuesve, sipas njoftimit të Komisionit Zgjedhor të Sllovenisë.

1464 kandidatë janë duke kandiduar në 20 lista.

Kryeministri aktual i Sllovenisë, Janez Jansha, me të votuar ka thënë se pret dalje të madhe.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 19:00.