Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Deputetja belge pret flokët në shenjë solidariteti me iranianet

Deputetja belge, Darya Safai ka prerë flokët e saj në seancën parlamentare në shenjë solidariteti me gratë iraniane që po protestojnë kundër ligjit të hixhabit dhe policisë së moralit.

Deputetja e lindur në Iran, ka lëshuar prerë flokët teksa ka shprehur falënderim për të gjithë ata që përkrahin rezolutën për Mahsa Aminin, 22-vjeçaren që vdiq në paraburgim. Gratë nga e gjithë bota kanë prerë flokët në shenjë solidariteti me protestueset në Iran.

Protestat në shtetin e republikës islamike kanë hyrë në javën e katërt. Këto protesta nisën me vdekjen e 22-vjeçares Amini e cila ishte arrestuar nga policia e moralit pasi nuk po mbante shaminë siç e përcakton ligji i hixhabit.

Gratë e reja shpesh u kanë prirë protestave, duke shqyer dhe djegur shamitë teksa kanë bërë përpjekje për rrëzimin e qeverisë. Këto protesta janë zgjeruar nëpër gjithë Iranin, mirëpo regjimi ka reaguar duke rrahur, arrestuar dhe vrarë protestuesit.