Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Deputeti rus: Banorët e rajonit rebel ukrainas mund t'i bashkohen ushtrisë ruse

Një ligjvënës rus po inkurajon banorët e zonës së Ukrainës të kontrolluar nga rebelët, që t’i bashkohen ushtrisë ruse.

Kjo po konsiderohet si një shenjë se Moska po i vazhdon përpjekjet për t’i integruar këto territore sa më shumë që të jetë e mundur, në kohën kur perëndimi po frikësohet se Rusia është duke planifikuar ta pushtojë Ukrainën.

Viktor Vodolatsky ka thënë të shtunën se banorët e rajoneve të kontrolluara nga viti 2014 nga rebelët e mbështetur nga Rusia, u frikësohen forcave ukrainase, dhe se ata që kanë pasaporta ruse, do të jenë të mirëseardhur në ushtri.

“Nëse qytetarët rus banorë të këtyre territoreve dëshirojnë t’i bashkohen Forcave të Armatosura ruse, komisariati ushtarak rajonal do t’i regjistrojë ata dhe do t’i ruajë”, ka thënë Vodolatsky, zëvendëskryetar i Komisionit parlamentar për marrëdhëniet me fqinjët.

Rusia u ka dhënë pasaporta të shtetit të saj më shumë se 500,000 njerëzve në këto territore. Vodolatsky ka thënë se rekrutët do të shërbenin në Rusi, mirëpo kjo e lë të hapur mundësinë që ata mund të bëhen pjesë e ndonjë pushtimi në të ardhmen.

Rusia ka vendosur rreth 100,000 trupa ushtarake afër Ukrainës. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka thënë të premten se presidenti rus, Vladimir Putin, mund t’i përdorë këto trupa për të arritur në qytetet ukrainase dhe në “territore të caktuara.

Edhe Rusia thotë se i ka lëshuar mbi 80 mijë pasaporta për ukrainasit Botë Rusia thotë se i ka lëshuar mbi 80 mijë pasaporta për ukrainasit

Ndonëse Moska e ka mohuar se synon ta pushtojë Ukrainën, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se kjo mund të ndodhë gjatë muajit shkurt.

Mirëpo Biden ka thënë se nëse kjo ndodh, atëherë do të ketë sanksione të rënda ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.