Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dënoi sulmet terroriste në Francë, hoxha kërkon mbrojtje pas mijëra kërcënimeve me vdekje

Një hoxhë i kontestuar në Francë, i cili kishte dënuar sulmet e fundit terroriste me motive radikalizmi islamik, po i bën apel presidentit Emmanuel Macron për rritje të mbrojtjes së policisë pas marrjes së mijëra kërcënimeve me vdekje nga besimtarët radikalë.

Hassen Chalghoumi, imam në Drancy në periferi të Parisit, tha se është bërë objekt kërcënimesh pasi foli kundër vrasjes së mësuesit me prerje koke muajin e kaluar, i cili kishte treguar në klasë karikatura të profetit Muhamed.

48 vjecari Chalghoumi, një nga zërat kryesorë të myslimanëve të moderuar, kishte quajtur mësuesin e vrarë Samuel Paty ‘martir të lirisë së shprehjes’ megjithëse karikaturat e treguara prej tij kanë ndezur zemërim në të gjithë botën myslimane.

Imami ka bërë vazhdimisht thirrje për tolerancë ndërfetare dhe thotë se Paty ishte “një njeri i zgjuar që u mësonte fëmijëve tolerancën, civilizimin dhe respektin për të tjerët.

Por komentet e tij sollën reagime të ashpra dhe Chalghoumi është bërë objekt i një vërshimi kërcënimesh online.

Edhe Kërcënohet me jetë drejtori i shkollës në Paris pasi i kërkoi nxënëses ta hiqte shaminë Botë Kërcënohet me jetë drejtori i shkollës në Paris pasi i kërkoi nxënëses ta hiqte shaminë

Një nga postimet e kërcënuesve të tij thotë: “Nxisim myslimanët e vërtetë të Francës të bëjnë që Chalghoumi t’i bashkohet mësuesit të historisë, të bëhet edhe ai ‘dëshmor i kombit’”.

Edhe një tjetër në rrjetin Telegram e përshkruante hoxhën si ‘objektivi ynë i ri’, duke u bërë thirrje ndjekësve ta ‘ekzekutojnë pasi është më i pisët se të pafetë francezë’.

Chalghoumi, i cili ka lindur në Tunizi, jeton me mbrojtjen e policisë që prej sulmeve të vitit 2015 në Paris, kur vetë ISIS bëri thirrje për ekzekutimin e tij.

Ai ka provokuar edhe më parë myslimanët duke punuar për përmirësimin e lidhjeve me hebrenjtë si dhe duke mbrojtur masën qeveritare të ndalimit të vellos myslimane të fytyrës.

Avokati i tij David-Olivier Kaminski i ka shkruar Macron për të shtuar mbrojtjen e imamit mes valës së kërcënimeve.

Edhe Gjashtë adoleshentë dënohen lidhur me rastin e mësuesit që iu pre koka në Francë Botë Gjashtë adoleshentë dënohen lidhur me rastin e mësuesit që iu pre koka në Francë

Chalghoumi ka thënë pas sulmeve të fundit se autoritetet myslimane duhet të veprojnë pas vrasjes së mësuesit.

“Rektorët e xhamive, imamët, prindërit dhe grupet e shoqërisë civile, duhet të zgjohen pasi kemi të bëjmë me të ardhmen tonë”, ka thënë ai.