Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dënohet ushtari çek që iu bashkua separatistëve në Ukrainë

Një gjykatë në Republikën Çeke e dënoi me tre vjet burgim me kusht një ushtar, i cili iu bashkua separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Gjykata në qytetin Pardubice po ashtu vendosi për ta degraduar dhe dëbuar nga forcat e armatosura çeke ushtarin Erik Eshtu.

Eshtu, 35 vjeç, u shpall fajtor për, siç u tha, bashkimin me një grup të organizuar kriminel, i themeluar për të kryer aktivitete terroriste, në periudhën prill-maj 2015.

Ushtari u akuzua pasi shpërndau fotografitë e tij duke mbajtur armë zjarri dhe me uniformën e separatistëve në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, transmeton rel.

Eshtu nuk e pranoi fajësinë, duke thënë se ka udhëtuar në Donjeck për të vizituar të afërmit e gruas së tij - shtetase e Ukrainës.

Edhe Adoleshentët ukrainas po kryejnë akte tradhtie. Si duhet të gjykohen ata? Botë 2 muaj më parë Adoleshentët ukrainas po kryejnë akte tradhtie. Si duhet të gjykohen ata?

Ai tha se e ka blerë uniformën në një dyqan lokal, pasi, siç u shpreh, mbledh gjësende ushtarake.

Luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në rajonet Luhansk dhe Donjeck kanë lënë mbi 13,000 njerëz të vrarë qysh në prill të vitit 2014.