Një burrë u dënua me burgim në Singapor pasi arriti të mashtronte dhjetëra gra për t’i dërguar atij foto të organeve të tyre gjenitale, duke u paraqitur si gjinekolog në rrjetin social Facebook.
Gjykata e Lartë e shpalli të enjten Ooi Chuen Wei, 37 vjeç, nga Malajzia, fajtor për "mashtrim" dhe e dënoi atë me tre vjet e katër muaj burg.
Ooi përdori një profil të rremë në Facebook për të kontaktuar gratë, duke u kërkuar atyre të plotësonin sondazhe që përfshinin pyetje në lidhje me organet e tyre gjenitale dhe jetën seksuale, sipas dokumenteve të gjykatës, shkruan CNN.
Gjatë katër vjetëve, ai kishte kontakt me 38 gra dhe në këmbim mori afro 1000 foto dhe video intime.
Gjithçka doli në dritë kur një grua, e cila dyshoi për Ooi dhe kuptoi se ai nuk ishte mjek, bëri një kallëzim në polici.
Policia më pas kontrolloi shtëpinë e Ooi dhe konfiskoi pajisjet e tij. Gjatë hetimeve policore, sipas dokumenteve të gjykatës, ai ka pranuar mashtrimin.
-
Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra
-
Gjykata gjermane dënon me burgim burrin që drogoi, dhunoi dhe filmoi gruan e tij
-
Gruaja që shantazhoi Sonin dënohet me katër vjet burg
-
Deportohet nga Singapori australiani që tentoi ta kapte Ariana Granden
-
Dënohet me 9 ditë burgim burri që kapi për krahu Ariana Granden