Një gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi për disa vjet ka helmuar sandviçët e kolegëve të punës me merkur dhe substanca tjera kimike.
Si pasojë e këtij helmimi, një person ka rënë në koma dhe dy të tjerë kanë pasur dëmtime të rënda të veshkës, transmeton KTV.
I identifikuari si Klaus O, për shkak të standardeve të gjykatave gjermane, ishte arrestuar në maj, pasi ishte kapur duke vendosur përbërës të dyshimtë në sandviçin e kolegëve, në një biznes në qytetin Schloss Holte-Stukenbrock.
Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, policia ka gjetur laborator primitiv dhe një substancë kimike që gjykatësi Georg Zimmermann e përshkroi si “substancë më të rrezikshme se gjithë substancat kimike të përdorura në Luftën e Dytë Botërore”. O refuzoi të fliste gjatë gjykimit dhe motivet e tij mbeten të paqarta.
-
Dënohet me burgim të përjetshëm ish-anesteziologu francez për helmim të 30 pacientëve
-
Infermieri gjerman vrau 10 pacientë, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Gjermania dënon me burgim të përjetshëm doktorin sirian
-
Burgim i përjetshëm për gjermanin që me veturë i goditi për vdekje pesë persona
-
Vrasësi gjerman me fantazi të kanibalizmit, burgoset përjetë