Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dënohet me burgim të përjetshëm kreu i krimit meksikan, El Coss

Kreu i krimit meksikan, Jorge Costilla Sanchez u dënua me burgim të përjetshëm në një gjykatë federale të SHBA-së të enjten, për përfshirjen e tij në trafikimin e marihuanës dhe kokainës në Shtetet e Bashkuara, tha Departamenti i Drejtësisë.

Costilla, i njohur gjithashtu me pseudonimin e tij "El Coss", ishte kreu i Kartelit të Gjirit dhe një nga kriminelët më të kërkuar të ish-presidentit meksikan, Felipe Calderon gjatë luftës së tij kundër drogës, raportoi Reuters të premten.

Ai u kap nga forcat meksikane në vitin 2012 dhe u prezantua në media së bashku me një shfaqje spektakolare të armëve dhe bizhuterive të veshura me ar. Ai u ekstradua në vitin 2015 në Shtetet e Bashkuara, të cilat në atë kohë ofruan një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për arrestimin e tij.

"Ky ishte një rast i gjatë, por shumë i rëndësishëm për distriktin dhe veçanërisht për partnerët tanë në Broënsville”, tha prokurorja e SHBA-së Jennifer B. Loëery.

"Dënimi i përjetshëm flet vetë. Drejtësia tani është vënë në vend," shtoi Loëery.

Costilla, 51 vjeç, ishte përgjegjës për lëvizjen e rreth 10,000 kilogramë kokainë dhe 140,000 kilogramëve marihuanë në Shtetet e Bashkuara, tha Departamenti i Drejtësisë.

Edhe SHBA-ja dënon me burgim të përjetshëm ish-udhëheqësin famëkeq të kartelit meksikan të drogës Botë SHBA-ja dënon me burgim të përjetshëm ish-udhëheqësin famëkeq të kartelit meksikan të drogës

Costilla ishte një oficer policie në qytetin kufitar meksikan të Matamoros përpara se të drejtonte kartelin - i njohur gjithashtu si CDG për inicialet e tij në spanjisht, pasi ish-shefi i tij, Osiel Cardenas, u arrestua, sipas autoriteteve.

Dënimi i tij vjen një ditë pasi dhoma e ulët e Meksikës votoi për të zgjatur kompetencat policore të ushtrisë së vendit deri në vitin 2028, në një përpjekje për të shtypur dhunën në rritje.