Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbajtjen e një proteste të planifikuar, gjykata në Moskë, dënoi kreun e opozitës në Rusi, Alexey Navalny me 20 ditë burg, me akuzën se ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubime "të paautorizuara".
Navalny, që është themelues i Fondacionit antikorrupsion, njëherësh kryetar i partisë opozitare ruse "Progres", u arrestua javën e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë prononcimin e tij para gjykatësit, opozitari rus tha se arrestimi i tij ishte një "dhuratë" për presidentin rus, Vladimir Putin.
"Ne nuk bëjmë asgjë të paligjshme", shtoi ai.
Navalny planifikonte që më 7 tetor të mbajë një tubim në Shën Petersburg, në 65 vjetorin e lindjes së Putinit.