Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dënohet me 15 vjet burgim për sulm ndaj të moshuarit

Një grua në Los Angeles është dënuar me 15 vjet burgim pasi kishte sulmuar një të moshuar gjatë vitit të kaluar.

Laquisha Jones, 30-vjeçare, ishte akuzuar se kishte rrahur të moshuarin 92-vjeçar me një tullë dhe i kishte thënë “kthehu në vendin tënd”, ka thënë zyra e Prokurorisë së Los Angelesit që shton se i moshuari nuk kishte bërë provokime ndaj saj.

Rasti mori vëmendje të madhe kur i moshuari, Rodolfo Rodriguez, ishte fotografuar i përgjakur 15 milje larg qendrës së Los Angelesit. Ai kishte dalë për shëtitje në momentin kur ishte sulmuar nga gruaja, transmeton Koha.net.

Në një intervistë për CNN-in, Rodriguez kishte thënë se e kishte kaluar një grua me fëmijë dhe pa paralajmërim ajo e kishte goditur me një tullë. Ai gjithashtu kishte thënë se pas sulmit të gruas, një grup burrash kishin filluar ta goditnin pasi ajo u kishte thënë se i moshuari po tenton t’ia kidnapojë vajzën.

Rodriguez nga ky sulm pësoi thyerje nofullës dhe lëndime tjera trupore.