Departamenti amerikan i Shtetit, i dërguari rus në bisedimet për paqe në Ukrainë dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e kanë shprehur zëshëm kundërshtimin e tyre ndaj deklaratës për “Rusinë e Vogël”, në Ukrainë, që është shpallur dje nga separatistët e mbështetur nga Rusia, transmeton rel.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, këtë deklaratë të separatistëve në Donjeck e cilësoi si “fushë të shqetësimit për ne”.
Kryesuesi aktual i OSBE-së, Sebastian Kurz, ministër i Jashtëm i Austrisë, tha se “është i shqetësuar për retorikën provokuese që e dëgjojmë nga Donjecku”.
Boris Gryzlov, shef i ekipit të negociatorëve të Rusisë për Ukrainën, po ashtu, theksoi se “kjo nismë nuk përputhet me procesin e Minskut” dhe se “atë e merr si ftesë për diskutim”.
Më tutje ai tha se “kjo deklaratë nuk ka konsekuenca juridike”.
-
Rubio: SHBA-ja është e përkushtuar për fundin e luftës në Ukrainë
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
BE-ja mban diplomatët në Ukrainë, dëshiron më shumë presion mbi Rusinë
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
Kremlini thotë se vazhdimi i bisedimeve me Ukrainën është në interesin e tij