Irani ka goditur me raketa rafineritë e naftës të Izraelit në qytetin verior të Haifas, por nuk ka shkaktuar “dëme të konsiderueshme”, ka thënë të enjten Ministria e Energjisë e Izraelit, transmeton “The Guardian”.
Ministri i Energjisë, Eli Cohen, tha se energjia elektrike u ndërpre për një kohë të shkurtër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dëmtimi në rrjetin elektrik në veri është lokalizuar dhe nuk ishte i konsiderueshëm. Po ashtu, në sulmet në veri, nuk pati dëme të konsiderueshme në infrastrukturën izraelite”, tha cohën, transmeton agjencia “Reuters”.
Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha se kishte synuar rafineritë e naftës në Haifa, qytetin e tretë më të madh të Izraelit, dhe në Ashdod, në jug të Izraelit.
Po ashtu tha se u goditën nga raketa të sakta edhe një sërë qendrash ushtarake.