Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Demokrati Tom Suozzi fiton zgjedhjet për Kongres në New York

Një demokrat ka fituar zgjedhjet për Kongres në New York, pozitë kjo e lënë bosh që nga përjashtimi i republikanit George Santos dhjetorin e kaluar, raporton “BBC”.

Fitorja e demokratit Tom Suozzi të martën ndaj rivales Mazi Pilip ia mohon republikanëve shansin për ta rritur shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve.

Suozzi do ta vazhdojë mandatin e Santosit, i cili u përjashtua nga Kongresi mbi pretendimet për mashtrim.

“Kjo garë u fitua mes një elektorati të ndarë”, ka thënë Suozzi në fjalimin e fitores.

Ai u fokusua në unitet dhe largim të diferencave politike, duke thënë: “Është koha të gjejmë të përbashkëtat dhe të fillojmë tu shërbejmë amerikanëve”.

Edhe Kongresi përjashton republikanin Santos Botë Kongresi përjashton republikanin Santos

Raporti ka treguar se nga 87% e votave, Suozzi ka fituar 54% kurse rivalja e tij Pilipi 45%.

Kjo shënon një rikthim të demokratit në Kongresi, i cili më herët kanë shërbyer tri mandate në Dhomën e Përfaqësuesve, por në vitin 2022 vendosi të garojë për guvernator në New York. Kjo rezultoi e pasuksesshme dhe votuesit e zëvendësuan atë në Kongres me republikanin Santos.

Eric Adams, kryetari demokratik i New Yorkut, ka thënë se fitorja e Suozzit “ishte lajm i mirë” .

Edhe pse përjashtimi i Santos nga Kongresi kishte të bënte me pretendimet e korrupsionit, mashtrimit dhe keqpërdorim të parave të kampanjës, gara për ta zëvendësuar ishte për probleme të profilit të lartë, të cilat mund të jenë të rëndësishme për garën e ardhshme presidenciale.

Këto probleme përfshijnë imigrimin, luftën Izrael - Gaza dhe abortin.

Me thirrjen e fushatës “Let’s fix this” (Ta rregullojmë këtë), Suozzi filloi përpjekjet e mirëfinancuara për ta rimarrë qarkun e tij. Ai vendosi veten si një lider me eksperiencë – të cilin votuesit e njohin mirë.

Edhe Senati miraton 70 miliardë dollarë shtesë për zbatimin e politikave të emigracionit të Trumpit Botë Senati miraton 70 miliardë dollarë shtesë për zbatimin e politikave të emigracionit të Trumpit

Kundërshtarja e tij Pilip, imigrante etiopiano-izraelite, kishte për fokus imigrimin dhe mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Izraelin në fushatën e saj. Ajo fajësoi Suozzin dhe demokratët për valën e emigrantëve në New York dhe krizën në kufirin jugor.

Suozzi ka deklaruar veten aleat të palëkundur të Izraelit dhe ka argumentuar për votuesit hebre se do kundërshtonte anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët duan të ulin ose të ndalojnë ndihmat e SHBA-së për Izraelin.