Kongresisti i New Yorkut, George Santos, është përjashtuar nga Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë votash. Santos në fillim të vitit u ka mbijetuar dy votave për përjashtimin e tij. Ky është rast i rrallë që Kongresi përjashton ndonjë anëtar.
Përjashtimi i Santosit është disi i paprecedentë, sepse ai ende nuk është dënuar për krime. Mirëpo pas disa hetimeve ai dyshohet se ka gënjyer për të kaluarën e tij hebraike, karrierën në firmat e Wall Streetit dhe diplomën universitare.
Ai gjithashtu është akuzuar edhe për krime financiare. Dyshohet se ka vjedhur identitetin e donatorëve të fushatës së tij dhe i ka përdorur kredit-kartelat e tyre për blerjen e gjërave luksoze.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi ia fal dënimin ish-kongresistit republikan, lirohet nga burgu
-
Bill Gates dëshmon sot për lidhjet e tij të dyshuara me Jeffrey Epstein
-
Vdiq senatori amerikan, Lindsey Graham
-
Patrick Dempsey zbulon se e kishte menduar kandidimin për Senatin amerikan
-
Gates thotë se Epsteini i kishte bërë presion për lidhjet e tij jashtëmartesore