Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara nga sot merr kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Nancy Pelosi, e cila ka qenë kryetare e Dhomës për katër vjet nga 2007-ta, do ta marrë të njëjtën pozitë dhe do të kryesojë Dhomën 435-anëtarëshe deri së paku në zgjedhjet e 2020-ës.
Dyqindetridhjetepesë demokratët, me fitoret e tyre në zgjedhjet e nëntorit, janë bërë parti shumicë përballë republikanëve të presidentit Donald Trump.
Pelosi, 78 vjeçe, ka qenë kritike e ashpër e Trumpit, ndërsa demokratë të tjerë që marrin pozita udhëheqëse në komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve, janë zotuar se do ta hetojnë presidentin për lidhjet e tij me Rusinë, për marrëveshjet biznesore e çështje të tjera.
Republikanët do të vazhdojnë të kenë kontrollin në Senat, me 53 anëtarë nga 100 në total.
-
Nancy Pelosi largohet nga posti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve
-
Pelosi rizgjidhet nga demokratët për kryesimin e Dhomës së Përfaqësuesve
-
Nancy Pelosi njofton pensionimin pas katër dekadash në Kongresin amerikan
-
Republikanët fitojnë kontrollin e plotë të Kongresit amerikan
-
Republikanët shumë afër për të marrë kontrollin e përgjithshëm të Kongresit Amerikan