Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dëbohet për në Francë një person për sulmin ndaj revistës satirike ‘Charlie Hebdo’

Një person është deportuar nga Xhibuti për në Francë, në lidhje me sulmin e vitit 2015 ndaj revistës satirike Charlie Hebdo, kanë njoftuar autoritetet franceze.

Zyra e Prokurorit në Paris tha se Peter Cherif është dëbuar për në Francë, pasi së fundmi ishte arrestuar në Xhibut. Ndaj tij janë ngritur akuza lidhur me sulmin e vitit 2015.

Cherif besohet se ka qenë në kontakt me dy vëllezërit që kanë kryer sulmin ndaj punonjësve të Charlie Hebdo, transmeton Rel.

Ministria e Mbrojtjes së Francës tha se Cherif ka luajtur “rol të rëndësishëm në organizimin” e sulmit ndaj Charlie Habdo, ku u vranë 12 persona.

Cherif raportohet të ketë udhëtuar në Irak dhe Siri në fillim të viteve 2000 dhe ka qenë në arrati nga autoritetet franceze që prej vitit 2011.