Debati i parë presidencial në SHBA mes Donald Trumpit dhe kandidatit nga demokratët, Joe Biden, do të mbahet në Cleveland, Ohio më 29 shtator, njoftojnë mediumet amerikane.
Debati ishte paraparë të mbahej në Universitetin e Notre Dames në Indiana, por ka ndërruar vend për shkak të shqetësimeve nga koronavirusi.
Ky debat tash do të bashkëorganizohet nga Universiteti “Case Western Reserve” dhe Cleveland Clinic.
Dy kandidatët për president të SHBA-së do të mbajnë tri debate në total para votimeve më 3 nëntor.
Debati i dytë presidencial do të organizohet më 15 tetor në Miami, pasi është zhvendosur nga Universiteti i Michiganit. I treti do të mbahet më 22 tetor në Nashville.
Artikuj të ngjashëm
-
Bideni dhe Trumpi pranojnë ftesën e CNN-it për debat më 27 qershor
-
Debati i dytë presidencial, beteja për votuesit e pavendosur
-
Në vend të debatit televiziv, Trumpi e Bideni me paraqitje të ndara televizive
-
Debati i dytë mes Trumpit e Bidenit, virtualisht
-
Sondazhet në favor të Bidenit para debatit të parë me Trumpin