Danimarka ka propozuar ndalimin e shitjes së cigareve dhe produkteve të nikotinës për çdo person të lindur pas vitit 2010.
Synimi është parandalimi i gjeneratës së ardhshme daneze që të prekin çdo formë duhani, ka thënë në një konferencë për shtyp Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.
"Nëse është e nevojshme, ne jemi gati të ndalojmë shitjet për këtë gjeneratë, duke rritur gradualisht moshën që lejohet të blejë", tha Heunicke, raporton Euronews.
Sipas rregullave aktuale, shtetasve danezë nën moshën 18-vjeç u ndalohet blerja e duhanit ose pirja e cigareve elektronike.
Por, rreth 31 për qind e njerëzve të moshës 15-29 vjeç ende pinë duhan, tha Heunicke.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se duhani është shkaku kryesor i kancerit në vendin nordik, duke shkaktuar 13,600 vdekje në vit.
-
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm
-
Përmasa alarmuese, çdo i shtati fëmijë evropian pi duhan
-
Maldivet ndalojnë duhanin për këdo të lindur pas 1 janarit 2007
-
Deputetët britanikë votojnë projektligjin që ua ndalon cigaren personave të lindur pas vitit 2009
-
Britania pritet ta ngrejë moshën për blerje të duhanit