Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Danimarka për 50 vjet e mbajti të fshehtë lokacionin e një bunkeri

Në mesin e pyllit Rold Skov të Danimarkës gjendet një vend që është mbajtur sekret për më shumë se 50 vjet.

Në veri të Jutlandit, 30 kilometra larg qytetit danez, Aalborg, gjendet Regan Vest, bunker dikur top-sekret, i ndërtuar nga frika e tensioneve të mëdha të Luftës së Ftohtë.

Kuratorja Bodil Frandsen, e cila ka shkruar në lidhje me bunkerin, thotë se Danimarka ishte e shqetësuar nga Lufta e Ftohtë.

“Pas rebelimit në Hungari dhe incidenteve në Suez, frika për luftë në qendër të Evropës ishte reale. Në të njëjtën kohë, bombat bërthamore, sidomos ato me hidrogjen veçse kishin evoluar. Ishte periudhë e rëndë sa çfarë ke mundur të bësh tjetër me qëllim që qeveria të mbrohet nga një shpërthim bërthamor”, ka thënë ajo.

Bunkeri Regan Vest nuk ishte i ndërtuar për qëllime ushtarake, por të strehonte Qeverinë e Danimarkës. Nëse Regan Vest do të shkatërrohej, do të shkatërrohej edhe demokracia daneze.

Edhe Danimarka dërgon rekrutë në Grenlandë, për herë të parë në shumë kohë Botë Danimarka dërgon rekrutë në Grenlandë, për herë të parë në shumë kohë

“Ideja e këtij bunkeri, së paku në fillim të Luftës së Ftohtë, dhe kur u ndërtua, ishte se lufta do të bëhej në tri faza. Faza e parë mendohej si më seriozja. Supozohej të zgjaste 30 ditë. Nëse do t’ia dilnim të mbanim shtetin për periudhën e parë, atëherë do të kishim mundësi të mbanim kontrollin dhe ta fitonim luftën. Prandaj, bunkeri ishte ndërtuar për të strehuar qeverinë gjatë atyre 30 ditëve”.

Përtej një korridori të gjatë prej 300 metrash dhe krejtësisht nga betoni, 60 metra në thellësi të tokës, ekziston kompleksi i gjerë nëntokësor me dhoma gjumi, një zyrë mjeku, mensë dhe sallë pritjeje.

Bunkeri ishte projektuar për të strehuar rreth 350 njerëz.

Ndërtimi filloi në fillim të viteve ‘60, në mes të testeve bërthamore të Bashkimit Sovjetik, krijimit të Murit të Berlinit dhe krizës së raketave kubane. U bë funksional në vitin 1969.

Pothuajse gjithçka ka mbetur e paprekur - dekori i stilit të viteve '60, tek dhoma e gjumit - tapeti është një nga lukset e pakta shtesë që i ofrohen familjes mbretërore.

Qeveria daneze kurrë nuk u strehua në bunker. Doli jashtë shërbimit në vitin 2003 dhe u bë i njohur për botën gjatë vitit 2012.

Edhe Danimarka zgjeron shërbimin e detyrueshëm ushtarak si përgjigje ndaj Rusisë dhe Trumpit Botë Danimarka zgjeron shërbimin e detyrueshëm ushtarak si përgjigje ndaj Rusisë dhe Trumpit

Vetëm 60 mijë bileta shiten çdo vit për vizita në këtë bunker.

Për vitin 2023 janë shitur të gjitha biletat.