Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Corbyn: Shumë shpejt një ligj kundër Brexitit pa marrëveshje

Londër, 30 gusht - Legjislacion të shpejtë për rifillimin e punës parlamentare më 3 shtator për të shmangur një Brexit pa marrëveshje është qëllimi i vendosur nga udhëheqësi i laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn.

Kjo iniciativë ndërmerret kundër nismës së kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar punën parlamentare prej pesë javësh duke filluar nga 9 shtatori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne do të përpiqemi ta ndalojmë atë politikisht me një proces parlamentar për të parandaluar një Brexit pa marrëveshje dhe gjithashtu të përpiqemi ta parandalojmë atë që të mbyllë parlamentin gjatë kësaj periudhe të rëndësishme”, theksoi Corbyn për Sky News.