Londër, 27 gusht - Udhëheqësi i opozitës britanike Jeremy Corbyn ka vendosur të takojë ligjvënës me ndikim dhe figura të tjera të opozitës për të diskutuar se si të bllokojë procesin Brexit.
Propozimet të publikuara më parë përfshijnë thirrjen e një votimi mosbesimi në qeverinë e kryeministrit Boris Johnson kur parlamenti të mblidhej në fillim të shtatorit.
Nëse një votë e tillë ka sukses, Corbyn ka sugjeruar se do të merrte përsipër rolin e kryeministrit të përkohshëm, transmeton atsh agjencinë DPA.
Përpara takimit, Corbyn shkroi në gazetën ‘’The Independent Daily’’ se “partia e Laburistëve do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të ndaluar Brexit-in e bankierëve ‘pa marrëveshje”, duke përmendur se Britania e Madhe do të detyrohej të kërkonte mbështetje nga korporatat e fuqishme.
“Kaosi dhe pasiguria e shkaktuar nga një Brexit “pa marrëveshje’’ është një minierë e mundshme ari për spekulatorët që vënë bast kundër stërlinës’’, shkroi ai.
-
Jeremy Corbyn kërkon të bëhet kryeministër i përkohshëm
-
Corbyn pret të mos kalojë në Parlament marrëveshja e Johnsonit me BE-në për brexit
-
Kryeministri britanik do të refuzojë ofertat për shtyrje të Brexitit
-
Deputetët britanikë kërkojnë rrugë ligjore për shtyrje të Brexit-it
-
Të paktën 30 protesta në Britani kundër pezullimit të Parlamentit