Emmanuel Macron ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të Francës.
Urimet për të veçse kanë filluar, duket se Macron ka qenë i pëlqyer edhe nga shumë udhëheqës tjerë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti amerikan Donald Trump, Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, dhe Bill Clinton kanë uruar Emmanuel Macron përmes Twitter.
“Urime për këtë fitore të madhe të Emmanuel Macron si presidenti i ri i Francës. Do të shikoj përreth që shumë shpejtë të krijoj bashkëpunim me të”, ka shkruar Trump.
“Urime të ngrohta Emmanuel Macron për suksesin tuaj, do të shikoj përreth të punoj së bashku me ju dhe për një gamë të gjerë të prioriteteve të përbashkëta”, ka shkruar May.
“Urime presidentit të ri Emmanuel Macron dhe gjithë popullit francez”, është shkrimi i Bill Clinton.