Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar presidentin francez, Emmanuel Macron, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Rama shkroi në Twitter se e pret Macronin në Shqipëri si vizitën e tij të parë pas rizgjedhjes në krye të Francës.
“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”, shkroi Rama.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka fituar mandatin e dytë, tregojnë të dhënat e para të projeksioneve, pas mbylljes së qendrave të votimit në orën tetë.
Macroni ka fituar 58.2 për qind të votave, raporton France 24, duke iu referuar rezutateve të Institutit të anketimeve, Ipsos.
Urime presidentit Macron i ka shprehur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Edhe
Macron-Ramës: Rikonfirmojmë mbështetjen për integrimin e evropian të Shqipërisë
“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe”, shkroi në Twitter.
Fitoren Macronit ia kanë uruar edhe Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Urime Macron për rizgjedhjen historike dhe vrullin e ri për kontinentin tonë. Një Francë e fortë është një garanci për një Evropë të fortë”, shkroi Abdixhiku, derisa tha se është koha që kosovarëve t’iu liberalizohen vizat.
Krasniqi shkroi se rizgjedhja e Macronit i jepi shpresë projektit evropian.
“Ai gjithashtu forcon perspektivat për të ardhmen e Kosovës brenda BE-së”.
Kurti për rizgjedhjen e Macronit: Fitoi shpresa mbi frikën
Rizgjedhjen e Macronit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e quajti fitore të shpresës mbi frikën “dhe një shans i ri për Francën për të ndihmuar në bashkimin e Evropës në paqe, demokraci dhe solidaritet.
Edhe
Rama në Francë, pritet nga Macroni
“Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të promovojmë vlerën tonë të përbashkët”.