Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Claus: Populli të bëhet gati për daljen e Çekisë nga BE-ja

Ish-presidenti i Republikës Çeke, Vaclav Klaus, ka thënë, të mërkurën, se ka ardhur koha kur çekët duhet të nisin përgatitjet për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. Një gjë të tillë Klaus e tha një ditë pas vendimit të Komisionit Evropian për t’i paditur Poloninë, Hungarinë dhe Çekinë, për shkak se refuzojnë të pranojnë refugjatë dhe emigrantë në vendet e tyre.

Klaus ka thënë, po ashtu, se një gjë e tillë tregon qartë se çfarë synimesh ka Evropa në Çeki.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.