Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çekia ua mundëson qytetarëve të luftojnë për Ukrainën

Sipas Radio Evropër së Lirë, liderët çekë janë pajtuar për t’iu lejuar qytetarëve të shtetit të luftojnë në anën e Ukrainës kundër pushtimit rus, pa u përballur me pasoja.

Kryeministri çek, Petr Fiala ka thënë se ka biseduar me presidentin e shtetit, Millosh Zeman, i cili është pajtuar për të falur individët në raste të tilla.

Shtetasit e Republikës Çeke zakonisht e kanë të ndaluar që të shërbejnë për një ushtri të huaj.

Fiala ka thënë se ligji për këtë çështje nuk do të rishikohet.

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, u ka bërë thirrje evropianëve me përvojë ushtarake që të mbështesin Kievin kundër pushtimit rus.

Edhe Ukraina heq dorë nga NATO-ja Botë Ukraina heq dorë nga NATO-ja

Rreth 400 vullnetarë kanë kontaktuar autoritetet çeke, duke kërkuar përjashtim nga rregulli.

Republika Çeke është anëtare e NATO-s prej vitit 1999 dhe është më pak se 400 kilometra larg Ukrainës./ REL