Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çka është raketa ruse “Dagger”, bartëse e bombës bërthamore që dyshohet se sulmoi Ukrainën

Autoritetet ukrainase po pretendojnë se popullata civile u sulmua që nga e mërkura me raketa hipersonike nga trupat ruse, duke shkaktuar të paktën 6 viktima, raportoi BBC-ja të enjten. Sulmet ruse shkatërruan disa objekte banimi, por ende nuk është verifikuar numri i tërë ndërtesave të dëmtuara..

Autoritetet ukrainase thanë se së fundmi, 81 raketa u hodhën, e 6 prej tyre ishin hipersonike “Daggers”, që janë jashtëzakonisht të zorshme për t’u detektuar.

Forcat e Mbrojtjes Ajrore i rrëzuan 34 raketa dhe disa dronë, tha komanda ukrainase, ndërsa tash janë nisur diskutime për natyrën e sulmeve dhe pse Ukraina s’i detektoi paraprakisht sulmet me raketa.

Sipas Yuriv Ignat, zëdhënës i Komandës së Forcave Ajrore, Rusia kurrë s’ka lëshuar kaq shumë raketa hipersonike “Daggers”, e këto sulme i kanë zënë në befasi edhe vet trupat ukrainase.

“’Daggers’ janë armë të shtrenjta dhe të kufizuara në numër. Kjo raketë nuk prodhohet në numër të madh dhe me sa dihet, nga inteligjenca, në nisje të luftës Rusia i kishte vetëm 40-50 të tilla”, tha tutje eksperti ushtarak, Oleg Zhdanov.

Çka është “Daggers”?

"Raketa hipersonike, e njohur ushtarakisht X-47M, është armë e re që s’i ka kaluar tërësisht testimet shtetërore dhe është miratuar në ditët e para të luftës", ka shtuar Zhdanov.

Për herë të parë, kjo raketë ruse u bë e njohur në marsin e 2018-s, nga fjalimi i presidentit rus, Vladimir Putin, në Asamblenë Federale të Rusisë.

Image

“Daggers” mund të zhvillojë lëvizje me shpejtësi 10 herë më të lartë se shpejtësia e zërit. Ajo mbulon një distancë prej 2000 kilometrave dhe mund të mbajë në vete municion bërthamor dhe konvencional.

Artikuj të ngjashëm